Ora News - Prek Cali gjysh i Tom Doshit? Sterkaj: Do të marrë tokat për biznes

Ora News Lajme 2018-05-02

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Debati për shtëpinë e Prek Calit në Malësi të Madhe është shtruar si problem në grupin parlamentar të PS. Deputeti Paulin Sterkaj ka bërë një sqarim, sipas të cilit pushteti vendor ka marrë një denoncim nga nipi i Prek Calit se po i dhunohet shtëpia.
Ai thotë se pas denoncimit, Bashkia është vënë në dispozicion të mbrojtjes së shtëpisë dhe trojeve të Prek Calit.
Edhe pse nuk e përmend emrin e deputetit Tom Doshi, Sterkaj i është referuar një deklarate të tij, ku i ka dalë për zot kullës së Prek Calit dhe ka thënë se do ta ndërtojë 3 katë këtë kullë.
Sipas Sterkajt, ky deputet është 15 breza larg me Prek Calit dhe kërkon ti marrë tokat e tij për bizneset e veta.
Paulin Sterkaj: Në shtëpinë e Prek Calit, ca individë të veshur dhe me pushtet edhe parlamentar dhe me ish pushtet vendor kanë vendosur të rikonstruktojnë shtëpinë e Prek Calit. E kanë prishur atë, e kanë shkatërruar atë.
Bashkisë i është kërkuar ndihmë nga nipi se po më grabisin shtëpinë e dajës. Është vënë në dispozicion, bashkia ka bërë procedurat sipas ligjit. E ka mbajtur të bllokuar dy javë, pas dy javësh ka prishur muret e vjetra. Në këtë kohë na del një debutet dhe garanton atje që nuk do ta bëjë dy katëshe, por tre katëshe.
Deputeti që ka dalë është 15 brez larg, si e ka ai, e kam edhe unë Prek Calin. Kjo është dëm i madh sepse ndërtohen gjëra të pakëndshme në opinionin publik. Pra ne vetëm sa e kemi ruajtur shtëpinë e Prek Calit, edhe trojet e Prek Calit sepse një grup i caktuar interesash, sepse ka shkuar rruga deri në Vermosh, tani ça mund të bëjmë, kujt mund tja marrim?! Janë një 40 dylym të Prek Calit, duke i thënë që e kam gjysh, me i marr tokën dhe e përdor për bizneset e veta. Këtë doja të sqaroja, nuk ka asnjë lidhje politike dhe asnjë lidhje me heroin Prek Cali. Ka thjesht me i ruajt trojet edhe shteëpinë Prek Calit nga pushteti vendor dhe nga ne që kemi atë pushtet atje.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/prek-cali-gjysh-i-tom-doshit-sterkaj-do-te-marre-tokat-per-biznes/

Share This Video


Download

  
Report form