"Një plagë e pambyllur"! Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama tragjedinë e Otrantos të 20 viteve më parë ku humbën jetën 81 persona, emigrantë shqiptarë të cilët kishin marrë rrugën drejt Italisë kur anija e tyre u përplas me atë të Guardia di Finanza-s.
Në aktivitetin e organizuar në Vlorë të titulluar "Urë për në Otranto" në nderim të viktimave të Otrantos, kreu i qeverisë theksoi se familjet e prekura nga kjo tragjedi ende kërkojmë ndëshkimin e fajtorëve nga drejtësia italiane.
"Kjo është një plagë e pambyllur. Ngjarje që nuk duhen përsëritur më. Fajtorët e tragjedisë nuk janë ndëshkuar dhe kjo i bën familjarët të jenë të revoltuar", u shpreh Rama.
Më pas, familjarët e viktimavë të Otrantos të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë dhe qytetarë, hodhën lule në det në nderim të viktimave të tragjedisë të marsit '97.