Ora News – Jeton në Francë, përfiton me dokumente false e shet 23 ha tokë në Velipojë

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sipërfaqe toke prej 23.000 m2 në fshatin Baks Rrjoll të Shkodrës është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Shkodrës, pasi dyshohet se është përfituar në bazë të dokumenteve të falsifikuara nga ana e shtetasit Vatë Lari.
Prokuroria thotë se ky shtetas, pasi e ka përfituar pronën e ka shitur atë menjëherë dhe është larguar në drejtim të Francës.
?Prokuroria e Shkodrës nisi hetimin në bazë të kallëzimit të një shtetasi dhe, deri në këtë fazë të veprimeve, ka krijuar dyshime të arsyeshme se përfituesi i kësaj prone, Vatë Lari, duke falsifikuar dokumentet zyrtarë të komunës dhe të komisionit të kthimit të tokave, është bërë në vitin 2013 pronar i sipërfaqes prej 23 hektarësh, të cilën e ka shitur menjëherë dhe më tej është larguar në drejtim të Francës?, thuhet në njoftim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/jeton-ne-france-perfiton-me-dokumente-false-dhe-shet-23-ha-toke-ne-velipoje/

Share This Video


Download

  
Report form