RINAS-Dy turq të cilët kishin synim që të futeshin nga Shqipëria për t'u nisur drejt Kanadasë janë arrestuar mesditën e sotme në aeroportin "Nënë Tereza". Mësohet se S.S. 39 vjeç dhe H.C. 41 vjeç ishin të pajisur me ID, pasaportë dhe viza false. Pas dyshimeve nga Policia Kufitare, ato iu nënshtruan kontrollit në vijën e dytë për ekzaminim në laborator, ku kanë rezultuar viza false.
Ndërkohë, në bilancin i cili vjen në një periudhë ku nga barku i avionit u grabitën 4.6 milion euro, Aeroporti i Rinasit ka bërë një përmbledhje të punës së tyre përgjatë 6 mujorit të parë të këtij viti.
-Janë proceduar dhe arrestuar 457 shtetas shtetas shqiptarë dhe të huaj për vepra të ndryshme penale, konkretisht: "Falsifikimi i dokumenteve", ?Kontrabanda? dhe ?Mosdeklarimi në kufi i të hollave e sendeve me vlerë", ?Kalimi i paligjshëm i kufirit?.
-Janë refuzuar në dalje 1.157 shtetas, të cilët nuk plotësonin kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen.
-Nuk është lejuar hyrja në territorin e R.SH për 60 shtetas me shtetësi të ndryshme.
-Janë kapur nga Policia Kufitare në Rinas në tentativë për të dalë jashtë vendit apo për të hyrë në Shqipëri me dokumente të falsifikuara 73 persona në kërkim.
-Janë sekuestruar vlera monetare të padeklaruara, në total 276.200 valutë në Dollarë, Euro etj.
-Gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza", ka pasur një fluks pasagjerësh prej 1.510.646 udhëtarësh dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, ku ka një rritje të numrit të pasagjereve me 141.559 pasagjerë më shumë.
-Janë evidentuar 4 raste të viktimave të mundshme të trafikimit për qëllime të shfrytëzimit të prostitucionit, të cilat i janë kaluar menjëherë për ndjekje Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.