TIRANE- Seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar deklaron se ka nisur procedim penal në gjëndje të lirë, ndaj Kryetarit të Komitetit te Pajtimit Mbarëkombëtar, Gjin Lazër Marku si dhe ndaj një 27 vjeçari Abdullah Zabit Skeja banues në Farkë.
Procedimi penal nisi, dje pasi në pikën e Kalimit Kufitar Rinas u bë ndalimi i 27 vjeçarit i cili posedonte vërtetim hasmërie dhe kërkonte azil në Kanada me dokumente të falsifikuar.
(ad.ti/shqiptarja.com)