http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Talat Xhaferi, deputet i BDI, do të jetë kryetari i ri i parlamentit të Maqedonisë, që për herë të parë do të drejtohet nga një shqiptar. Kandidatura e tij e përfolur në media ditët e fundit është zyrtarizuar pas një marrëveshjeje mes LSDM-së dhe BDI-së.Xhaferi ka marrë mbështetjen e shumicës parlamentare dhe pritet të votohet javën e ardhshme në parlament. Ndërkaq, LSDM është e vendosur edhe ta formojë qeverinë e re, pavarësisht se presidenti Ivanov nuk ia ka dhënë mandatin liderit të saj Zoran Zaev.Në një deklaratë të kësaj force theksohet se kuvendi do ta zgjedhë shumë shpejt qeverinë, pasi askush nuk ka të drejtë të bllokojë vullnetin e qytetarëve. Raportuesi për Maqedoninë në PE, Ivo Vajgël ka deklaruar në një intervistë për një televizion maqedonas, se palët duhet të dialogojne.Ivo Vajgl: Veprimet destruktive do të kenë sanksione, pavarësisht nëse bëhet fjalë për parti politike apo individë. Është e qartë se BE ka edhe instrumente, si ato financiare. Nëse kriza vazhdon, do të bisedojmë edhe për hapa të tjerë.Ai tha se protestat janë e drejtë e njerëzve për të shprehur mendimin e tyre, por është e rrezikshme kur ekziston dyshimi se ato synojnë të tensionojnë situatën dhe të shkaktojnë ndarje mes njerëzve.