Ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikola Poposki ka vizituar Tiranen pikërisht ne kohen kur dy vendet fqinje kane filluar regjistrimin e përgjithshëm te popullsisë.
Kryediplomati i Shkupit ka biseduar mbi këtë çështje me homologun e tij shqiptar Edmond Haxhinasto, i cili nga ana e tij ka siguruar se censusi do te zhvillohet sipas standardeve evropiane dhe duke nxjerre ne fund te dhëna reale mbi përqindjen e minoriteteve. "Mendoj se procesi i censusit ofron të gjithë hapësirën dhe garancinë e nevojshme që rezultati të jetë në përputhje të plotë me realitetin e minoriteve në Shqipëri. Çdo pretendim i kundërt me këtë ka një ndikim të fortë politik, i panevojshëm dhe i parëndësishëm," është shprehur Haxhinasto. Nga ana e tij Poposki tha se do te bëhen te gjitha përpjekjet qe maqedonasit qe jetojnë ne Shqipëri te marrin pjese ne këtë proces. Por ai nuk foli mbi regjistrimin e shqiptareve qe jetojnë ne vendin e tij. Me herët, gjate takimit mes dy delegacioneve, ministri Haxhinasto i kërkoi homologut te tij zbatimin e plote te marrëveshjes se Ohrit. Diplomati Nikola Poposki ka vijuar takimet e tij me kryeministrin Berisha dhe presidentin Bamir Topi ku ne qendër te bisedimeve me krerët e larte te shtetit qëndronte thellimi i marrëdhënieve dypalëshe.
Foreign Minister of Macedonia Nikola Poposki visited Tirana exactly the time when the two neighboring countries have begun a census of the population.
Skopje's top diplomat spoke on the issue with his Albanian counterpart Edmond Haxhinasto, which in turn has ensured that the census will be conducted according to European standards and drawing at the end of real data on the percentage of minorities. "I think the census process provides all the necessary space and guarantee the result to be in full compliance with the reality of minorities in Albania. Any adverse claim this has a strong political impact, unnecessary and irrelevant, "said Haxhinasto. Poposki turn said he would make all efforts to Macedonians living in Albania to participate in this process. But he never spoke on the registration of the Albanians who live in his country. Earlier, during the meeting between the two delegations, Minister Haxhinasto urged his counterpart to the full implementation of the Ohrid agreement. Poposki diplomat Nikola continued his meetings with Prime Minister Berisha and President Bamir Topi where the focus of talks with leaders of state high standing deepening of bilateral relations.