http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi opozita në Maqedoni, VMRO-DPMNE depozitoi qindra mijëra amendamente për bllokimin e gjuhës shqipe, kryeparlamentari Talat Xhaferi, është shprehur se te hënën do te merret një vendim nëse do te nise shqyrtimi i tyre.
?Duhet të rishikoj amendamentet dhe më pas do të vendos. Nuk kam asnjë të drejtë t?u mohoj ligjvënësve të drejtën për të depozituar amendamente.?
Xhaferri theksoi se ligji tashmë është miratuar, dhe se amendamentet e opozitës tregojnë qartë tentativat e saj për bllokimin e ligjit.
?Ajo që dua të theksoj është se ligji për përdorimin e gjuhëve është miratuar tashmë. Qëllimi i amendamenteve është i qartë, për të bllokuar miratimin dhe zbatimin e Ligjit për Gjuhët, e jo për ta korrigjuar atë?.
Seanca për ligjin e përdorimit te gjuhëve pritet të mbahet më 29 janar. VMRO-DPMNE, dorëzoi rreth 35 mijë amendamente me argumentin se ligji është antikushtetues.
Sipas një përllogaritjeje të thjeshte minimalisht do të duheshin rreth 90.000 minuta ose të paktën 6 muaj diskutime për amendamentet të VMRO-së.
Ky veprim i opozitës maqedonase vjen pas refuzimit të presidentit Gjorge Ivanov për te hedhur firmën ne ligjin e gjuhës shqipe.
VMRO ndoqi të njëjtën metodë edhe për zgjedhjen e kreut të parlamentit. Bllokimi i punimeve te kuvendit për një kohe te gjate pengoi formimin e qeverisë.