Ora News – Zbardhet vendimi për Rroshin, Gjykata: Ankimimi në Kushtetuese i gabuar

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për mandatin e ish kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, duke i hapur rruge presidentit që të dekretojë datën e zgjedhjeve për Bashkinë e Kavajës. Ne arsyetimin e saj Kushtetuesja e cilëson të gabuar zgjedhjen e kësaj gjykatë për të bërë ankimimin duke sqaruar se Rroshi duhet ti ishte drejtuar fillimisht një gjykate me juridiksion të zakonshem.
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Ne arsyetimin e vendimit Kushtetuesja shprehet se vendimi i KQZ-së është një akt-administrativ i zakonshëm dhe për ankimimin e tij ish kryebashkiaku nuk duhej t?i drejtohej kësaj gjykate por një gjykate te zakonshme.
Gjithashtu kolegji vlerëson të gabuar edhe objektin e padisë duke argumentuar se duhet të ishte ankimuar vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjdhjeve dhe jo vendimi i Këshillit të Ministrave. Vendimi i zbardhur i ka shkuar zyrtarisht subjekteve të interesuara përfshirë Presidentin e Republikës, që pas vendimit të Kushtetueses pritet të dekretojë datën e zgjedhjeve për Bashkinë e Kavajës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kushtetuesja-zbardh-sot-vendimin-per-elvis-rroshin/

Share This Video


Download

  
Report form