Votohen ministrat e rinj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca nuk ka pasur asnjë problem ne miratimin e 4 ministrave te rinj. Pavarësisht debatit politik që shoqëroi ndryshimet ne qeveri e veçanërisht kandidaturën e Ministrit te Brendshëm Fatmir Xhafaj, emrat e përzgjedhur nga Edi Rama nuk morën asnjë vote kundër. Por gjate votimit ra ne sy mungesa e kryetarit te kuvendit Ilir Meta dhe deputetes se LSI Monika Kryemadhi. Nga ana tjetër, kreu i PDIU Shpetim Idrizi, se bashku me dy deputete te tjere te kësaj force politike erdhën ne seance pas votimit te Xhafajt dhe morën pjese vetëm ne votimin e 3 ministrave te tjerë. Nje parregullsi u shënua ne rastin e votimit te shkarkimit te Blendi Klosit, i cili mori vetëm 70 vota nga 71 deputete qe duhej te votonin pro shkarkimit te tij. Per kete arsye votimi i shkarkimit te Klosit dhe votimi i emërimit te Olta Xhackes u përsërit edhe njëherë. Por seanca pati edhe momente c tensionimi, kur ministri i ri Eduard Shalsi kërkoi fjalen gjate votimit per te vene ne dukje se emri i ishte shkruar gabim. Tashme 4 ministrat e rinj duhet te betohen para presidentit te republikës ne mënyre qe te fillojnë detyrën.

Share This Video


Download

  
Report form