“PD” del nga qeveria Rama, dorëhiqen ministrat teknik - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-08-16

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy muaj pas përfundimit te zgjedhjeve parlamentare, Zëvendëskryeministrja dhe 6 ministrat e Partisë Demokratike kanë përfunduar raportin për procesin e 25 qershorit dhe kanë firmosur dorëheqjen. Ata sot kane shkuar për here te fundit ne ministritë që drejtojnë prej 22 majit e mësohet se të enjten do t?i paraqesin kryeministrit zyrtarisht dokumentin e dorëheqjes.

Nga nesër e deri ne shtator kur mblidhet parlamenti i ri dhe miratohet qeveria do te jenë zëvendësministrat ata qe do te drejtojnë këto institucione. Largimi i ministrave pason largimin e drejtoreve te emëruar nga Partia Demokratike dhe shënon fundin e një kapitulli te marrëveshjes Rama-Basha; ndërkohë qe pritet te shihet nëse dy politikanet do te zbatojnë kapitullin tjetër atë për ndryshimin e kushtetutës dhe ligjit zgjedhor.

Marrëveshja e 18 majit e arritur mes Edi Rames dhe Lulzim Bashes siguroi daljen e Partisë Demokratike nga çadra dhe pjesëmarrjen e saj ne zgjedhjet parlamentare duke i dhënë për te pare opozitës 7 ministri kyçe si garanci për standardin e procesit te 25 qershorit. Ne 22 maj parlamenti u mblodh ne sesion te jashtëzakonshëm për te miratuar ministrat teknike te përzgjedhur nga partia demokratike puna e te cilëve kishte si fokus zgjedhjet e përgjithshme dhe u vu re se nga ky moment kryeministri Rama zgjodhi te mos e mbledhje asnjëherë qeverinë ku 7 ministra i përkisnin PD e 3 LSI.

Pas zgjedhjeve te 25 qershorit te cilat sipas kreut te PD Basha u manipuluan nga kryeministri Edi Rama; çështja e pranisë se ministrave teknike ne qeveri u vendos ne qendër te debatit ne kampin opozitar.

Kundërshtaret e Bashes si astrit patozi e Jozefina Topalli i kërkuan te tërhiqte ministrat nga qeveria, rivali ne garën për kreun e PD Eduard Selami beri te njëjtën kërkesë, edhe aleatet e PD e cilësuan absurd qëndrimin e 7 ministrave te përzgjedhur nga partia demokratike ne kabinetin Rama.

Share This Video


Download

  
Report form