Ministrat e Europës Juglindore për ISIS - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Takimi i Ministrave te Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Jug-Lindore u mbyll me një rezolute te përbashkët kundër terrorizmit. Shefat e diplomacisë kane dënuar ne një zë aktet terroriste te kryera nga shteti islamik, duke theksuar se terrorizmi nuk ka asnjë justifikim e nuk mund te jete i lidhur me asnjë kombësi apo fe; e ne këtë këndvështrim ministrat kane theksuar angazhimin e te gjithë vendeve te Evropës Juglindore ne lufte kundër këtij fenomeniDitmir Bushati thekson:Pavarësisht ndonjë nuance ne përkufizime për çështje minore do te thoja, e rëndësishme është qe te gjitha vendet e kësaj platforme rajonale kane një qëndrim te përbashkët kur vjen puna për te luftuar terrorizmin dhe kur vjen puna tek nevoja për te bashkëpunuar sa me mire ne aksesin ne informacion, ne punën e përbashkët qe mund te bëjnë forcat policore, shërbimet inteligjente apo institucionet e zbatimit te ligjit.Pjese e ministerialit ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit për te përballuar sfidat e rajonitEdi Rama thekson:Këto sfida janë ato që vijnë prej kërcënimeve dhe konfliktit që vazhdon pranë kufijve e Europës, sfida që i sjell terrorizmi i ushqyer nga një makineri e skëterrshme e quajtur ISIS, që ka pllakosur popujt dhe zonat në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Ndërkohë, një tjetër sfidë jo aq e shkëputur me këto më sipër, është krimi i organizuar dhe trafiqet e paligjshme. Por ministeriali i organizuar ne Tirane shërbeu edhe si nje moment per takime dypalëshe siç ishte rasti i takimit mes kryeministrit Rama e zv/kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci te cilët kane qëndruar për pak minuta se bashku për te konsumuar një kafe.

Share This Video


Download

  
Report form