Prokuroria e Korçës ka zbardhur dinamikën e vrasjes së Zarif Alliut në fshatin Brançanj të Devollit. Sipas hetimeve të deritanishme ngjarja ka ndodhur për shkak të trafikut të drogës dhe një borxhi prej 12 mijë eurosh, që viktima i kishte një personi tjetër, i cili nga deklarimet e të plagosurit Mendar Burnazi njihet me emrin ?dajo?, me prejardhje nga Shqipëria e Mesme ose e Veriut.
Sipas deklarimeve të Burnazit, viktima kishte lënë takim me personin e paidentifikuar në rrugën nacionale Korçë-Bilisht. Por ai i ka ngritur pritë, duke i çuar të dy në fshatin Braçanj. Sapo kanë zbritur aty kanë parë të tjerë persona që kanë filluar t'i godasin me sende të forta.
Dhunë është ushtruar edhe ndaj Daniel Toles mik i të plagosurit, i cili kishte shkuar për t'i marrë më taksi. Ka qenë shoferi i taksisë që ka njohur një nga personat që i sulmoi fizikisht. Ai është David Myrte nga fshati Braçanj. 25 - vjeçari është prangosur nga policia dhe rezulton që të ketë qënë i dënuar më Greqi për trafik droge.
Tv Klan