http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një vrasje mafioze ka tronditur sërish kryeqytetin. Sipas policisë së Tiranës, në zonën e Komunës së Parisit rreth orës 22:00 të së enjtes është ekzekutuar me armë zjarri tip silenciator Hekuran Billa.Trupi i pajetë është gjetur në makinën e tij pasi kishte marre disa plumba ne koke dhe trup.Dyshohet se 40-vjeçari është qëlluar nga nje person qe mbante kapele ne makinen e tij tip BMW X6 me targa AA 888 OH.Me pas autori kryesor i ndihmuar nga nje tjeter shtetas është larguar më pas me shpejtësi.Policia ka rrethuar zonën dhe është vënë në ndjekje të autoreve te cilet jane arratisur me nje mjet tip Benz.Ndërkohë një automjet është gjetur i djegur në Pezë të Vogël dhe dyshohet se është pikërisht automjeti që është përdodur nga autorët e krimit.Ndërkaq po mblidhen dëshmi dhe pamjet e kamerave të sigurisë, pasi kjo është një nga zonat më të populluara të Tiranës.Billa, me origjinë nga Kukësi, është një emër i skanuar nga drejtësia angleze.Në këtë vend ai kishte ndryshuar edhe emrin dhe përdorte emrin Herland Bilali. Në vitin 2006 ka vrarë një person të identifikuar si Prel Marku 22 vjec.Ai u shpall fajtor për tre akuza për vrasje në tentativë dhe vrasje të Prel Markut, dhe u dënua me burgim të përjetshëm, me një mandat minimal dënimi të rekomanduar prej 34 vjet.Ai kishte qënë protagonist edhe në plagosjen e një tjetër shqiptari Musa Prahmani, të gjitha ngjarje këto të lidhura me përplasjen e bandave shqiptare të fushës së trafikimit të njerezve dhe prostitucionit në Angli.Pas këtyre ngjarjeve, Hekuran Billa tentoi të largohej drejt Danimarkes por u kap. Por tekjsa bëri disa vite burg në këtë vend, Hekuran Billa ( Herland Bilali) u ekstradua pak vite me parë drejt Shqiperisë. 40 vjecari doli para një viti nga burgu në vendin tonë, në rrethana të pashmjegueshme , duke hapur edhe një biznes, atë të makinave me qira derisa u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjte.