POGRADEC-Deklarimet kontradiktore të bëra para oficerëve të policisë gjyqësore, kanë çuar policinë tek zbardhja e motiveve të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.
Burime nga policia bëjnë me dije për Report Tv se ka qenë dëshmia e Daniel Tola, 39-vjeçaritqë ka mbetur i plagosur në përplasjen fizike, ajo që ka çuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në fshatin Braçanj të Devollit.
I marrë në pyetje nga grupi hetimor që po merret me çështjen në fjalë, 39 vjeçari ka pranuar se ndaj tij dhe viktimës ishte ngritur një kurth dhe se prishja e pazareve të drogës çoi në përplasjen fizike. Tola ka pohuar gjithashtu se ka qënë Mentor Burnazi si ndërmjetës ai që i ka futur në kurth dy shokët që më pas janë dhunuar nga David Myrte me mjete të forta duke i shkaktuar 39 vjeçarit Tola plagë të rënda dhe i ka shkaktuar vdekjen shtetasit Zarif Alliut.