Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar 4 ministrat e qeverisë Rama, Fatmir Xhafën për postin e Ministrit të Brendshëm, Ogerta Manastirliu të Shëndetësia, Olta Xhaçka te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Eduard Shalsi te Pushteti Vendor.
Por gjatë konferencës së shtypit Nishani është shprehur kundër kandidaturës së Fatmir Xhafajt për postin e Ministrit të Brendshëm pas akuzave që janë bërë kundër tij në media nga disa persona dhe PD, si hetues në kohën e komunizmit.
Kreu i Shtetit u shpreh se nëse do të kishte të mundësi ligjore do ta refuzonte kandidaturën e Fatmir Xhafajt, pasi e gjykon si të papërshtatshme, por nuk e refuzon dot për shkak të Kushtetutës, prandaj fjalën e fundit e ka Kuvendi.
"Dekretet kanë një specifikë të vecantë. Jemi në një situatë të tensionuar. Opozita është në protestë. Jemi pranë fushatës për zgjedhjet dhe kjo situatë e tensionuar nuk e ndihmon procesin, pasi opozita ka kërkesën për zgjedhje të lira.