Report TV - Nishani dekreton magjistratët e rinj, Manjani:Pranoni ose ikni

Report TV 2016-07-17

Views 0

Pas padisë dhe peticionit të gjashtë magjistratëve në Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative të Tiranës, duke pretenduar se vendimi i KLD për propozimin e gjyqtarëve me short në rrethe nuk ka lidhje me ligjin, pasi meritojnë të jenë në Tiranë ka reaguar Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ndërsa Presidenti Nishani ka publikuar dekretimet zyrtare.


Ministri i Drejtësisë, Ylli ka pranuar se një procedurë e tillë nuk ka qenë, por ai e mbështet, pasi gjyqtarët duhet të shkojnë atje ku ka nevojë vendi, jo ku duan ata.

?Këta njerëz paguhen nga shteti edhe kur janë studentë dhe janë të gatshëm teorikisht sipas betimit, që t?i shërbejnë Republikës kudo që ajo ka nevojë dhe kjo është baza që duhet kuptuar.

Së dyti nuk është e thënë që të kesh dalë mirë në shkollë dhe duhet të emërohesh në Tiranë. Gjykata e Tiranës dhe Gjykata e Tropojës, ligjërisht dhe nga pikëpamja kushtetuese janë njësoj.

Share This Video


Download

  
Report form