Report TV - Nishani nuk dekreton ministrat pa vendimin e Kushtetueses

Report TV 2016-02-22

Views 1

TIRANË - Fati i dekreteve të emërimit të dy ministrave të rinj Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomi do të vendoset pasi Gjykata Kushtetuese të shprehet me një vendim përballë kërkesës për interpretim që i bëri kreu i shtetit Bujar Nishani. Burime nga Presidenca thanë për Shqiptarja.com se presidenti nuk do të hedhë firmën e tij mbi propozimet e kryeministrit Edi Rama.

Nishani ju drejtua të shtunën Kushtetueses për të kërkuar interpretimin e saj për nenin 98 pika 1, që ka të bëjë me dekretet e emërimit dhe shkarkimit të ministrave brenda 7 ditëve nga momenti që shefi i qeverisë ka bërë propozimet. Por ngërçi sipas Nishanit, është në faktin që për të respektuar afatet kushtetuese, atij i duhet të dekretojë emërimet e dy ministrave të rinj, Ahmetaj tek Financat dhe Ekonomi tek Ekonomia, ndërkohë që Kuvendi ende nuk është shprehur me votë për dy dekretet e shkarkimit, atë të Canit nga Financat dhe Arben Ahmetaj nga Ministria e Ekonomisë.

"Sa kohë dekreti për emërimin e ministrit është detyrim kushtetues për presidentin, a ekziston mundësia që presidenti të kërkojë verifikim të kandidatit të poropozuar nëse ky i fundit i plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore dhe nëse jo, a mund t'i kërkojë kryeministrit rishikimin e kandidaturës", - është një nga pyetjet që ngrë Presidenti Nishani në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Sipas afatit të përcaktuar ligjor, kreu i shtetit ka afat deri të martën (23 shkurt) për të dekretuar emërimet e ministrave të rinj të kabinetit Rama, por Kuvendi ende nuk ka shkarkuar Canin dhe Ahmetajn nga dikasteri i Ekonomisë, ndaj deri të enjten (24 shkurt) që mblidhet Kuvendi rrezikojmë të kemi 4 ministra në 2 dikastere! (Cani te Financat, Ahmetaj tek Ekonomia (të pashkarkuar), Ahmetaj te Financat, Milva Ekonomi te Ekonomia (nëse do dekretoheshin nga Nishani)

Share This Video


Download

  
Report form