Thaçi: Ushtria do të themelohet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Kosova nuk do të konsultohet për interesat e saj strategjike me Serbinë?. Ky është qëndrimi i prere i artikuluar nga presidenti Hashim Thaçi ne nje konference te gjate me mediat serbe zhvilluar ne qendrën e informimit ne Cagllavice. ?Vuçic mund të bëj fushatë në Serbi edhe t?i fitoj zgjedhjet, por ushtria e Kosovës do të themelohet.?I pyetur ne lidhje me përplasjet me qëndrimet e NATO-s dhe SHBA-ve, Thaçi theksoi se formimi i ushtrisë përmes ndryshimeve kushtetuese, siç kërkon faktori ndërkombëtar, është bërë i pamundur për shkak të qëndrimeve të Listës Serbe, e cila paraqet vullnetin e Beogradit.?Ndryshimet kushtetuese, mund të bëhen vetëm nëse sigurohet edhe mbështetja e komunitetit pakicë, përkrahje këtë të cilën institucionet e Kosovës nuk e siguruan. Prandaj, po ecet perpara me kete opsion alternativ të transformimit të FSK-së në misionin e ri ushtarak, përmes ndryshimit të ligjit.?Përtej gjithçka, kreu i shtetit ka garantuar edhe njehere se çdo hap do te lidhet ne bashkëpunim me partneret dhe miqtë e Kosovës.

Share This Video


Download

  
Report form