Thaçi: Pranë formimit të institucioneve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova është pranë formimit të një koalicioni të ri mes PDK-së AAK-së dhe Nismës. Ky fakt konfirmohet nga një zyrtar i AAK-së për mediat ne Kosovë, pas vendimit të LDK-së e cila kërkon postin e kryeministrit duke ndryshuar kushtet e paktit të 10 qershorit, cka ka sjellë përçarjen e bllokut opozitar. ?LDK-ja na ka tradhtuar. Ne vijojmë proceset e tjera për formimin e institucioneve. Pohojnë zyrtarë të AAK-së për mediat në Kosovë. Ata thonë se me partitë e tjera po negociohet që Haradinaj të jetë kryeministër. Nga ana tjetër, edhe kryeministri në detyrë i Kosovës Hashim Thaçi, pohoi se shumë shpejt Kosova do të ketë institucionet e reja, duke nënkuptuar se negociatat për një koalicion të ri janë në proces. Me herët kryesia e LDK-se doli me vendimin për te mos hequr dore nga posti i kryeministrit. Ky fakt solli përçarjen e bllokut opozitar, veçanërisht revoltimin e kreut te AAK-se, Ramush Haradinaj, i cili kërkonte respektim te marrëveshjes se 10 qershorit.

Share This Video


Download

  
Report form