http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nga Prishtina, Presidenti Ilir Meta dha një mesazh të rëndësishëm për ruajtjen e vlerave që bashkojnë popullin shqiptar.Kreu i shtetit mori pjesë në akademinë solemne ?Faleminderit Shqipëri?, për të përkujtuar 21 vjetorin e mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999. Në fjalën e tij, presidenti Meta ftoi për reflektim dhe ndjenja vëllazërore. ILIR META PRESIDENT I SHQIPERISE ?Kosova u sakrifikua padrejtësisht, viti ?99 ishte një vit I jashtëzakonshëm për ballkanin dhe kombin tonë. Një test për ne. Ndërhyrja e NATO-s. Një vuajtje e përgjakshme dhe e pafund. Shqipëria e kishte për detyrë që të përballonte atë krizë që erdhi si pasojë e regjimit të Milloshevicit. Të mos bëhemi të pavëmendhsëm ndaj vlerave që na bashkojnë, duhet të punojmë dhe të reflektojmë pas këtyre 20 viteve që tu japim të rinjve një rol më të madh në shoqërnë tonë, dashurinë për atdheun, të ardhmen. Kërcënim serioz për vendet dhe kombet që nuk janë të vëmendshme. Besoj se jemi në kohën e duhur për të reflektuar. Falenderim të përzemërt për solidaritetin që tregoi Kosova, e para, në Thumanë në Durrës, reagimi i menjëhershëm dhe professional I tyre ka lënë gjurmë të thella. Një popull I cili shikon drejt së ardhmes. Ndërsa Presidenti Hashim Thaci theksoi se Shqipëria dhe Kosova janë bashkë në të njëjtën rrugë dhe mirënjohja për mikpritjen shiptare do të jetë e përjetshme. HASHIM THACI PRESIDENT I KOSOVES ?Atdheu është I përjetshëm, individi I përkohshëm, prandaj sot këtu falenderohet përulësisht Shqipëria e përjetshme, historike, që I mbijetoi shekujt, luftërat, pushtimet, cdo ideologji. Shiqpëria e flamurit kombëtar. Shqipëria që mbajti komandantin legjendar Adem Jasharin etj..Falenderoj Shqipërinë që hapi dyert dhe zemrat në kulmin e luftës në vitet ?98-?99. Falenderoj Shqipërinë që e sfidoi gjenocidin serb mbi popullin e Kosovës, Kosova përjetë i është mirënjohëse Shqipërisë. Sot na bën bashkë rruga e kombit. Na bën bashkë rruga atlantike, ?..? Viti 1999 konsiderohet një vit i tmerrshëm në historinë e re të shqiptarëve pasi fushata e spastrimit etnik nga regjimi i Milloshevicit dëboi dhunshëm nga shtëpitë e tyre qindra mijëra shqiptarë të Kosovës.