Ora News – Prokuroria kërkon 25 vite burg për Mark Frrokun

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish deputeti Mark Frroku rrezikon të dënohet me 25 vite burg. Prokuroria paraqiti sot në Gjykatën e Tiranës konkluzionet përfundimtare të hetimit dhe gjykimit.
Gjithashtu për ish deputetin u kërkua edhe heqia për 10 vite e te drejtës për të kryer funksione publike.
Sipas organit të akuzës Frroku duhet të shpallet fajtor:
1 ? Për akuzën: ?Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim? kërkohet dënimi 17 vjet burgim
2 ? Për akuzën ?Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë?, kërkohet dënimi 3 vjet burg
3- Për akuzën ?Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale? kërkohet dënimi 15 vjet burg.
4 ? Për akuzën ?Ndërtim të paligjshëm? kërkohet dënimi me 4 vjet burg
Vetë ish deputeti nuk ishte në seancë ndërsa avokati i tij nuk pranoi të komentonte kërkesën e organit të akuzës
Seanca e radhës ku mbrojtja do të paraqesë pretendimet e saj u la për në 30 mars ndërsa më pas gjykata do të japë vendimin për ish deputetin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-kerkon-25-vite-burg-per-mark-frrokun/

Share This Video


Download

  
Report form