Prokuroria kërkon dënimin me 25-vjet burg për Mark Frrokun - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-deputeti i Partisë Kristian Demokrate, Mark Frroku rrezikon 25 vite burg. Ai u akuzua per katër vepra penale nga Prokuroria e Tiranës, ku më e rënda ishte ajo e vrasjes së Aleksandër Kurtit, e ndodhur në vitin 1999 në Belgjikë. Pretenca prej 40 faqesh e lexuar në sallën e gjyqit nga prokurorët, Adriatik Cama dhe Anisa Qilimi, kërkonte edhe që ish-deputeti të mos ushtrojë për 10 vjet funksione publike. Më konkretisht organi i akuzës kërkoi 17 vjet burg nën akuzën e vrasjes dhe 15 vjet burg për pastrim parash. 3 vite burg u kërkuan për fshehje pasurie dhe 4 vite për ndërtim të paligjshëm. Në përfundim të konkluzioneve përfundimtare, u kërkua një dënim total prej 25 vitesh. Ndërkohë, mbrojtësit e të pandehurit Frroku nuk kanë dashur të komentojnë kërkesën e Prokurorisë. Vendimi përfundimtar për Mark Frroku do të jepet javën e ardhshme nga Gjykata e Tiranës. Një ditë më parë, personi i akuzuar si bashkëpunëtor i ish-deputetit Mark Frroku, Kristian Morina u shpall i pafajshëm për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Bruksel.

Share This Video


Download

  
Report form