Report TV - Prokuroria kërkon 25 vite burg për ish-deputetin Mark Frroku

Report TV 2017-07-04

Views 0

TIRANE-Pas një viti gjykim, prokuroria e Tiranës kërkon 25 vite burgim për ish-deputetin Kristian Demokrat, Mark Frroku.

Vetë Frroku nuk ishte i pranishëm në seancën e pretencës, ndërsa prokurorët renditën në 40 faqe provat për katër akuzat që rëndojnë ndaj ish deputetit. 25 vite dënim u kërkuan për vrasje, mos deklarim pasurie, pastrim parash e ndërtim pa leje për qëllime fitimi.

Mbi Mark Frrokun rëndojnë 4 akuza, për vrasje, (pasi akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Belgjikë), deklarim të rremë pasurie, pastrim parash dhe ndërtim pa leje.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dha sot pretencën ku për veprën e vrasjes kërkoi 17 vite burg, 3 vite për deklarim të rremë pasurie, 15 vite për pastrim parash si dhe 4 vite burg për ndërtim pa leje.

Në total, Prokuroria kërkoi 25 vite burg si dhe që Frrokut t?i hiqej e drejta për funksione publike deri në 10 vjet.

Prej 23 Marsit 2016, Frroku është marrë i pandehur nga prokuroria për akuzat e mësipërme, ndaj të cilave ai gjithmonë ka deklaruar se është i pafajshëm.

Sipas Prokurorisë, pasuria e pajustifikuar e Frrokut përllogaritet në 2 milion euro, e kjo pasuri ka burim parash trafikun e drogës dhe shfrytëzimin e prostitucionit.

Share This Video


Download

  
Report form