Familjarët dhe të afërmit e 26 personave që humbën jetën 9 vite më parë kanë bërë homazhe sot në Gërdec, ndërsa deri tani nuk ka qenë asnjë zyrtar apo politikan.
Nëntë vjet më parë, Shqipëria u trondit nga një shpërthim vdekjeprurës në Gërdec ku humbën jetën 26 persona, u plagosën 300 të tjerë, ndërsa u rrafshua i gjithë fshati.
Të implikuar në ngritjen e fabrikës së vdekjes ishin familjarë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe disa ministra të asaj kohe.
Familjarët akuzojnë edhe pas 9 viteve se drejtësia ende nuk është vendosur në vend, ndërsa shprehen se nuk do të heqin dorë deri kur autorët të jenë pas hekurave.