Report TV - Tragjedia e 9 janarit në Vlorë familjarët homazhe: Presim drejtësi

Report TV 2017-02-26

Views 2

VLORË- 13 vjet pas tragjedisë së 9 janarit, familjarët e viktimave kanë përkujtuar të afërmit e tyre në qytetin bregdetar të Vlorës.

?Fëmijët tanë janë lënë në mes të detit nga neglizhenca e strukturave shtetërore ?, kjo është akuza që kanë ripërsëritur familjarët e të ndjerëve që kërkojnë drejtësi prej vitesh.

Por shpresa e tyre ende nuk është shuar, ata kërkojnë dënimin e fajtorëve të ngjarjes.

Një tjetër dëshmitar Selami Jemisheheri, i është bashkuar sot familjarëve të viktimave. Ai rrëfen orët e para të nisjes së operacionit të shpëtimit në distriktin ushtarake të Vlorës, aty ku të rinjtë vlonjatë kërkonin mjete për të dalë në det ndërsa urdhri për t'i shpëtuar nuk erdhi, duke shuar çdo shpresë për t'i shpëtuar.

Sipas tij, në distriktin ushtarak pritej urdhri i zëvendësministrit Namik Dokle.

Share This Video


Download

  
Report form