Report TV - I dënuar për pedofili, zbulohet pas 11 vitesh që ishte i pafajshëm

Report TV 2017-07-04

Views 1

David Brown i dënuar me 20 vjet burg me akuzën për pedofili ndaj fëmijëve në Shqipëri mund të fitojë lirinë, pasi dy nga akuzuesit kanë pohuar se kanë dhënë dëshmi të rreme në Gjykatë.

Brown u dënua pas dëshmisë së dy djemve, 6 dhe 13 vjeç, që ishin banorë të qendrës ?Fëmijët e Tij? në të cilën strehoheshin fëmijët e braktisur dhe në nevojë ekonomike.

10 djem të qendrës dhanë dëshmi kundër Brown dhe dy të bashkë-akuzuarve të tij, Dino Kristodulu 52 vjeç i dënuar për pedofili, dhe Robin Arnold 63 vjeç.

Në një intervistë të dhënë për Sunday Mail, Andon Qoshlli dhe Denis Aliu, sot 18 dhe 22 vjeç, kanë thënë se janë të gatshëm të pranojnë gënjeshtrat e tyre në gjykatë dhe që Brown të lirohet. Ata kanë pohuar se e kanë dhënë dëshminë të detyruar nga psikologu dhe oficeri i policisë për të thënë se Brown kishte abuzuar me ta.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS