TIRANE - Italiani Masimilliano Croce është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet për krime ndaj të miturve dhe pedofili. 45-vjeçari Masimilliano Croce është dënuar me 16 vite burg nga Gjykata e Romës, pasi kur ka shërbyer si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës, ka abuzuar seksualisht me ta.
Policia shqiptare ka shkëmbyer informacion me autoritetet italiane për 45-vjeçarin e shpallur në kërkim dhe më pas e kanë lokalizuar atë në një banesë në periferi të Tiranës. Ai kishte marrë me qira një banesë dhe fshihej aty për t'i shpëtuar arrestimit.