Report TV - I vdes foshnja, nëna e varfër s’ka mundësi të paguaj tarifat e varrimit

Report TV 2017-06-05

Views 1

Rudina Hoxha, një 37 vjeçare po përjeton ditët më të vështira të jetës. Prej 5 ditësh ajo ka humbur në rrethana misterioze foshnjën 1 muajshe, e cila ndërroi jetë në kasollen ku ato banonin.

Por ngjarja bëhet edhe më tragjike, pasi ajo nuk ka mundësi financiare për të kryer nderimet e fundit të fëmijës.

Trupi i pajetë i foshnjës ndodhet në morgun e Tiranës, por ky institucion nuk ia ka dhënë pa paguar më parë 6 mijë lekët e tarifës për mbajtjen e trupit.

Për zgjidhjen e këtij problem, Rudina iu drejtua redaksisë së Report TV, pasi nuk ka mundësi as të paguaj taksën prej 25 mijë lekësh për vendin e varrit të fëmijës në varrezat publike.

Share This Video


Download

  
Report form