TIRANE-Çasti i shumëpritur i një nëne të re për të sjellë në jetë një bebe, kthehet në tragjedi për një familje nga Paskuqani. Nëna e dy fëmijëve të mitur, vdes pak pasi lindi beben, por fatkeqësisht të vdekur. Ndërkohë kanë nisur hetimet për rastin, si dhe është kryer autopsia tek 35-vjecarja.
Afro 8 orë pasi kishin kërkuar ndihmë në spital, nëna humb jetën në maternitet dhe bashkë me të lind e vdekur dhe foshnja. Sipas informacioneve, por edhe dëshmive të familjarëve viktima ishte në muajin e 9 të shtatzënisë dhe për pak ditë sillte në jetë vajzën e saj. Pasditen e së enjtes, Aida Cajka kishte pasur komplikacione ndaj dhe në orën 9. 30 minuta është paraqitur në urgjencën e maternitetit Koço Gliozheni. Por sipas familjarëve, u është dashur të prisnin për afro 25 minuta pasi urgjenca ishte e mbyllur.