KORCE- Mjekët e spitalit të Korçës janë vënë nën akuzë për vdekjen nga pakujdesia të një foshnjeje të sapolindur.
Nëna e foshnjës, Manushaqe Demolli, shprehet se djali i saj ka ndërruar jetë vetëm dy orë pasi erdhi në jetë, ndërsa për këtë fajëson mjekun, Gjergji Gjata, dhe një koleg të tijin.
Sipas saj, mjekët para se të lindë foshnja i kishin thënë se gjendja e saj shëndetësore ishte e mirë, ndërsa pasi ndërroi jetë, të njëjtët mjekë janë shprehur se foshnja kishte probleme në zemër dhe mushkëri.
Prindërit e foshnjës shprehen së nuk e marrin trupin e pajetë të vogëlushit deri sa të vijë një grup mjekësh nga Tirana për të kryer ekspertizën.