?Deri në qershor të vitit 2017 do të jepet kësti i 7 për ish-përndjekurit parësorë?, është shprehur Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi.
Kjo deklaratë u bë gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Ekonomisë për disa ndryshime në ligjin për ish-të përndjekurit.
Ai shtoi më tej se kjo është një mundësi e re aplikimi për 320 ish-të përndjekur.
?Hapet mundësia për aplikim për përfitim dëmshpërblimi për 320 ish të përndjekur të cilët nuk mund të aplikonin?, tha Klosi.