Vettingu, zgjedhjet dhe situata në Maqedoni. Ja mesazhet e presidentit Nishani

RTV KLAN 2017-06-04

Views 0

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani bëri thirrje për transarencë dhe respektim të ligjeve të kushtetues në ngritjen e mekanizmave që do të mundësojnë zbatimin e reformës në drejtësi. Lidhur me rolin e ONM-së për ngritjen e organeve të Vettingut, kreu i shtetit thekson se Kushtetuta kërkon që të huajt të veprojnë sipas marrëveshjeve ndërkombëtare.

Pjesa kryesore e intervistës me presidentin e Republikës përmban mesazhet për situatën në Maqedoni. Presidenti i Shqipërisë bën thirrje që të shmangen deklaratat që nxisin ndasitë mes etnive shtetformuese atje. Nishani vlerësoi platformën e shqiptarëve si një angazhim konkret për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Kreu i shtetit thotë se popujt në Ballkan janë më të prirur për bashkëjetesës, por se elitat politike janë ato që me qëndrimet e tyre në vend të pajtimit nxisin përçarje. Një prej këtyre rasteve është edhe ai i urdhërarresteve serbe për Ramush Haradinajt./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form