Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani vettingu është pretekst për të shmangur vëmendjen nga dialogu politik dhe zgjedhjet. Në një intervistë për Ora News, Manjani tha se jemi larg situatës normale për zhvillimin e zgjedhjeve.
Manjani: Vettingu për mua është pretekst për të shmangur çështjet më të rëndësishme të ditës dhe çështjet më të rëndësishme janë dialogu politika dhe përgatitja e vendit për zgjedhje. Jemi larg situatës normale për të zhvilluar zgjedhje të lira, të ndershme, të qeta dhe ndoshta paqësore. Kjo është situata ku jemi. Sigurisht vettingu dhe të gjithë hapat e tjerë që i takojnë reformës në drejtësi janë të rëndëishëm për funksionimin e shtetit, por janë pjesë e skemës politike ku pritet të merren këto vendime.
Sot gjyqtarët dhe prokurorët janë në drejtim të paditur. Askush nuk din çfarë bën asgjë, ata as kontrollohen, as monitorohen, as japin më llogari askund, as ministri i Drejtësisë nuk ka më rol për të luajtur, as KLD nuk ka më rol për të luajtur, as Prokurori i Përgjithshëm nuk ka më rolin që kishte për të luajtur. Kështu që sot luajnë arush, siç thotë populli, gjyqtarët dhe prokurorët me çështje konkrete dhe kjo është një situatë që nëse vazhdon kështu edhe përgjatë procesit të vettingut, kjo është një histori katastrofale për funksionimin e shtetit dhe nuk e zëvendëson, nuk ka pushtet tjetër as deputet, as qeveritarë që duke dalë në televizor dhe duke u shprehur për drejtësinë kujtojnë se japin drejtësi. Drejtësinë do ta japin vetëm gjykatat në sallën e gjyqit. Askush tjetër nuk e bën dot këtë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/manjani-vettingu-pretekst-per-te-shmangur-dialogun-politik-dhe-zgjedhjet/