Dimitriev: Rama të mos ndezë zjarrin e nacionalizmit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i presidentit maqedonas Gjeorge Ivanov per te mos i dhëne mandatin Zoran Zaev per krijimin e qeverise, pasi nuk e pranon platformën shqiptare, ka rriture tensionet mes Shkupit dhe Tiranës zyrtare. Nje dite me pare kryeministri Edi Rama i kujtoi kreut te shtetit maqedonas se gjuha shqipe nuk është e armikut, por e nje populli shtetformues ne Maqedoni, pasi pa shqiptaret nuk ka Maqedoni. Përgjigjja per kete koment nuk erdhi nga Ivanov, por nga kryeministri maqedonas Emil Dimitriev, qe i ka kërkuar Rames te mos ndeze zjarrin nacionalist. ?Është shumë jokorrekte të ndizni zjarrin nacionalist. Gjuha shqipe është e përfaqësuar gjerësisht në Maqedoni. Gjuha shqipe, po ashtu edhe turke, serbe, vllehe, boshnjake dhe rome, bashkë me gjuhën maqedonase është pjesë e kulturës dhe pasurisë së Maqedonisë. Angazhojmë resurse të mëdha për promovimin e gjuhës dhe kulturës të bashkësive tona etnike. Do të ishte mirë të na ndiqni në këtë drejtim. Në Shqipëri, jo shumë kohë më parë, mbylleshin dritaret nëse në shtëpi është folur gjuha amtare, që të mos e dëgjojë dikush. Ne këtë përvojë nuk e kemi pasur asnjëherë?.

Share This Video


Download

  
Report form