http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa numri i personave që braktisin Shqipërinë për të kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian vijon të rritet, për kryeministrin Edi Rama, ky fenomen është një spekulim i qartë që vjen nga grupet kriminale. Nga qytetit i Vlorës, kryeministri i ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos mashtrohen. Ai bëri të qartë se Bashkimi Evropian nuk do të ofrojë azil ekonomik për emigrantet. Agjencitë që dërgojnë shqiptarët drejt këtyre vendeve sipas Ramës, janë struktura mafioze që marrin para dhe shfrytëzojnë njerëzit për interesat e tyre ekonomike. Këto deklarata kryeministri Rama i ka bërë teksa mori pjesë në punimet e një forumi për integrimin evropian të vendit, të mbajtur në Universitetin e Vlorës, paraditen e së premtes.