SHBA: Ivanov të rishohë vendimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-04

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërkombëtaret i tërheqin vëmendjen presidentit maqedonas George Ivanov, qe te shqyrtoje edhe nje here vendimin e marre per te mos i dhëne mandatin Zoran Zaev per krijimin e qeverise se re. Ambasadori amerikan ne Shkup, Jess Baily ne nje deklarate theksoi se e kërkon nje gje te tille si përfaqësues i partnerëve strategjik të Maqedonisë dhe mik i saj, qe respekton plotësisht sovranitetin dhe integritetin e Maqedonisë. Njëkohësisht, Baily ka theksuar se fqinjët e Maqedonisë duhet të tregohen të përmbajtur dhe të jenë konstruktiv, në këtë moment shumë të ndjeshëm politik. Baily është bashkuar me shqetësimin e komisionerit te Zgjerimit Johanes Hahn, i cili e kritikoi vendimin e presidentit Ivanov per te mos ia dhënë mandatin Zoran Zaevit. Deklaratat vijnë pak ore përpara mbërritjes ne Shkup te shefes se diplomacisë se BE, Federica Mogherini, e cila ndodhet ne nje turne ballkanik. Mogherini do te takohet me presidentin Ivanov dhe liderët e partive politike. Nje dite me pare Ivanov tha prere se lideri socialdemokrat Zaev duhet te mos pranoje platformën shqiptare, qe është hartuar ne zyrën e nje kryeministri te nje vendi te huaj.

Share This Video


Download

  
Report form