Gjuha shqipe në Maqedoni, në pritje të firmës së Ivanov - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-10

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa pritet firma e presidentit te Maqedonisë Gjorge Ivanov ne ligjin për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike në një afat 10 ditor, nuk është përjashtuar mundësia e rikthimit te tij në parlament. Kreu i shtetit disa herë ka shprehur rezerva ndaj përmbajtjes së ligjit, duke lëne te hapur alternativen e refuzimit.



Zbatimi në praktikë i ligjit të miratuar pritet të bëhet nga dy institucione, agjencia për zbatimin e gjuhëve që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, të përbërë nga përkthyes të autorizuar, linguistë, filozofë të diplomuar në gjuhën shqipe si dhe lektorë.



Ata do të udhëhiqen nga drejtori i agjencisë, i cili emërohet nga qeveria. Veç agjencisë, është parashikuar edhe ngritja e inspektoratit për përdorimin e gjuhëve. Një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit të gjitha institucionet do të miratojnë aktet nënligjore. Për rastet e moszbatimit të ligjit janë parashikuar dënime prej 4 deri 5 mijë euro për institucionet dhe zbritje të rrogës me 30 % për personat juridikë. Ligji për përdorimin e gjuhëve tashmë i miratuar në Kuvend parashikon avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në institucione të nivelit qendror, si në Kuvend, Qeveri, organet e pushtetit gjyqësor dhe institucione të tjera.



Përdorimi i shqipes gjen zbatim edhe në institucionet gjyqësore, procedurat hetimore, para-hetimore, ekzekutive, administrative, aktet noteriale, certifikatat e lindjes si dhe në procedura të tjera. Sa i përket dokumenteve të udhëtimit si pasaportat, me ndryshimet thuhet se ato jepen në gjuhën të cilën e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë.



Në dy gjuhë behet edhe emërtimi i tabelave te institucioneve në nivel qendror dhe në komunat ku te paktën 20 përqind e qytetarëve të Maqedonisë, flasin gjuhë të ndryshme. Në dy gjuhë do të lëshohen edhe pullat postare.

Share This Video


Download

  
Report form