http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Seanca e parë ku u prezantua projektligji për zgjerimin dhe përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në gjithë Maqedoninë, u prit me debate të ashpra. Opozita fillimisht kërkoi heqjen e ligjit nga rendi i ditës, e më pas grupi parlamentar i VMRO-së kërkoi ndërprerje te seancës, gjë e cila nuk u aprovua nga kreu i kuvendit Talat Xhaferri. Vendimi solli reagimin e ashpër te opozitës.
VMRO-ja akuzon shumicën parlamentare se ligjin për gjuhën shqipe po e sjell për qëllime politike. Partia e ish-kryeministrit Gruevski kërkoi qe drafti t?i nënshtrohet nje debati te gjere publik.
?Ne kërkojmë që ky ligj të përputhet me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit. Kërkojmë që të mënjanohen të gjitha shkeljet procedurale të cilat janë bërë me qëllim. Dua të qartësoj posaçërisht për shqiptarët se VMRO-DPMNE dhe koalicioni saj nuk ka për qëllim të shmanget nga debati për përmirësimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni.?
Më shumë se 100 persona protestuan mbrëmë para kuvendit të Maqedonisë të drejtuar nga organizata nacionaliste maqedonase kundër projektligjit.
Ndërkohë, Kreu i Kuvendit, vendosi qe seanca plenare e radhës do të mbahet të enjten në orën 11. Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në Maqedoni është një premtim i kryeministrit Zoran Zaev në bazë të marrëveshjes për koalicion qeveritar me partitë shqiptare.