Report TV - Frroku intervistë për median belge:Jam në burg,jo me pushime

Report TV 2017-06-04

Views 1

?Nuk kam kryer asnjë vrasje në vitin 1999 në Belgjikë. Në 5 mars 1999 kam qenë në Shqipëri, rreth 1500 km larg Brukselit. Nuk kam asnjë mbrojtje në Shqipëri, nëse do të mbrohesha sikurse mendohet, nuk do të isha në burg prej mëse dy vitesh?, kështu shprehet biznesmeni dhe ish-deputeti Mark Frroku gjatë një interviste për median belge dhnet.be.

Drejtësia belge e ka dënuar Frrokun me 10 vite burg për vrasjen në Bruksel të Aleksandër Kurtit.

Aktualisht Frroku ndodhet i ndaluar në burgun nr 302 në Tiranë ndërsa sot u shfaq para Gjykatës së Krimeve të Rënda pikërisht për vrasjen e kryer 18 vite më parë.

?Nga burgjet belge, në ato holandeze dhe shqiptare më të vështira janë burgjet shqiptare?, shprehet Frroku për të përditshmen belge duke shtuar se dëshiron që të ndryshohet ideja se për të burgu është sikur të jesh me pushime.

"Përse u shpall ai deputet?" Pyet gazeta. "Për të marrë imunitetin dhe t?i shpëtonte drejtësisë belge ku rrezikon 10 vite burg?"

?Unë u zgjodha në mënyrë të rregullt, përballë kandidatëve seriozë me 7000 vota në avantazh. Nuk kishte trukime, sigurisht?, e mbyll fjalën e tij ish-deputeti.

Share This Video


Download

  
Report form