Report TV - Prokuroria: Prendi të dënohet me 1 vit burg...jo për 21 janarin!

Report TV 2016-02-22

Views 10

TIRANE - Prokuroria e Tiranës kërkon 1 vit burg për ish-gardistin Ndrea Prendi nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. E njëjta masë është kërkuar edhe për pasardhësin e tij Artan Hoxha pasi me firmën e tyre në Gardën e Republikës për afro 1 vit e gjysmë është paguar padrejtësisht pa qenë në punë, drejtoresha e Burimeve Njerëzore Shqipe Spahiu. Edhe kjo e fundit sipas prokurorise duhet te denohet me 1 vit burg nen akuzen e falsifikimit te dokumenteve.

Hetimet për Prendin nisën pas kallëzimit nga Ministria e Brendshme e cila pas një auditi të kryer në administratën e gardës, rezultoi se me urdhër të dy ish-drejtuesve pa qenë fare në Shqipëri Shqipe Spahiu ishte paguar për afro 1 vit e gjysmë me pagë nga buxheti i gardës.

Për të provuar akuzën, prokuroria ka marrë si provë dhe të dhënat e sistemit të regjistrimit për hyrje-daljet në kufi, ku nga të dhënat e TIMS rezulton se ish-shefja e Burimeve Njerëzore në kohën që merrte pagën në periudhat 2011-2012 ishte jashtë Shqipërisë.

Vendimi nga gjykata për ish-shefin e Gardës pasardhësin e tij dhe ish-punonjësen e gardës do të jepet më 7 mars.

Kjo është një tjetër përballje e drejtësisë me Prendin, i cili u vu nën akuzë dhe për vrasjen e katër demonstruesve të pafajshëm në protestën e 21 janarit 2011 para Kryeministrisë, por Gjykata e Shkallës së parë i dha pafajësi e ajo e Apelit një dënim minimal të cilin Prendi e shleu me afate paraburgimi dhe tani është në liri.

Share This Video


Download

  
Report form