Dorëzimi i Renato Milloshit, mohon kontaktet me Jani Aliaj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-04

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gati një vit nga vrasja e Elton Ciços në një nga lokalet e ish bllokut në Tiranë, Renato Milloshi i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e 36 vjecarit, u vetëdorëzua në polici. Blutë thanë se veprimi i Milloshit erdhi pas disa përpjekjeve që bëri policia me familjarët e tij për t?iu dorëzuar organeve të drejtësisë. Edhe pse ende nuk është marrë në pyetje nga Prokuroria, Milloshi mësohet të ketë thënë për blutë se nuk ka pasur asnjë kontakt me Jani Aliajn, i kërkuari kryesor i policisë për vrasjen e Ciços. Policia dyshon se Aliaj mund të jetë larguar jashtë vendit ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër, ndërsa priten procedurat e shpalljes në kërkim ndërkombëtar. Pista kryesore e vrasjes së Elton Çiços ishte një konflikt i vjetër mes tij dhe Jani Aliajt, që e kishte zanafillën në Greqi për çështjet e pazareve të drogës. Elton Çiço dhe Jani Alia kanë qenë në të njëjtin burg në Greqi, dhe pas një sherri mes tyre Çiço e plagosi me thikë Aliajn, duke bërë që konflikti të vijojë. E gjithë historia u transferua në Shqipëri me një sërë atentatesh mes dy bandave ku mbetën tre viktima e disa të plagosur. Mes tyre ishte dhe ekzekutimi i fundit në Fier i Nelgert Patës i cili njihej për miqësinë e tij me Jani Aliajn.

Share This Video


Download

  
Report form