http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas një rrugëtimi jashtë skenës për shkak edhe të sistemit dhe vorbullës që krijon arti në Shqipëri, ajo sërish ngjitet në skenë për të shpërndarë grimca arti. Ashtu si një madamë plot shije, e veshur nën petkun e zonjës Pernelë në shfaqjen Tartufi, Mjeshtrja e Madhe Justina Aliaj ngjitet për herë të parë në Teatrin Kombëtar. Edhe pse ka një rol që shtrihet në një hark kohor të shkurtër në skenë, Justina Aliaj përcjell potencial në këtë vepër të Molierit. Po sa të vështirë e ka pasur artistja të vijë nën një rol që vishet artistikisht si 250 vjet më parë, kur edhe u shkrua kjo vepër? Shfaqja që shënon edhe premierën e fundit për këtë sezon në Teatrin Kombëtar bashkë me Aliajn sjell në skenë edhe emra të tjerë të mëdhenj të skenës si Mehdi Malka, Rajmonda Bulku apo edhe Vasjan Lami.