Vijon dorëzimi vullnetar i armëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procesi i dorëzimit vullnetar te armëve vijon në të gjithë vendin. Këtë të martë Ministri i Brendshëm është ndalur në Papër te Elbasanit. Sajmir Tahiri riperseriti thirrjen qe te gjithë ata qe kane arme ose municione t?ua dorëzojnë ato punonjësve te Policisë se Shtetit.?Shembulli i zotërinjve që dorëzuan armët sot, duhet t?ju vlejë të gjithëve. Edhe nga këtu t?i japim një mesazh të gjithë shqiptarëve, armët sjellin vetëm keq, nuk i duhen njeriu, mbi të gjitha për ata të rinj që janë aty prapa.Ju që jeni prindër dhe keni fëmijë mendoni për ata, ndërsa ju që jeni të rinj, bindni prindërit tuaj, bindni familjarët tuaj t?i dorëzojnë të gjithë armët. Shqipëria që duam, nuk është me armë. Shqipëria që duam është pa armë.?Ministri i brendshëm theksoi se procesi i dorëzimit te armeve i shërben edhe zhvillimit te ekonomisë se vendit. Deri më 30 prill të vitit 2017, të gjithë ata të cilët kanë një armë në shtëpi, mund ta dorëzojnë vullnetarisht dhe nuk do të ndiqen penalisht.

Share This Video


Download

  
Report form