TIRANE- Lufta kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të paligjshme apo dhe trafikut të drogës, ishin në fokus të takimit të sotëm të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, me homologun e tij francez, Bruno Le Roux.
Tahiri vlerësoi ngritjen e grupeve të përbashkët për koordinimin e luftës kundër kriminalitetit.
"Jemi duke eksploruar çdo mundësi për të pasur rezultate më të mirë nëpërmjet shkëmbimit të informacionit veçanërisht në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, sepse asgjë që ndodh në Shqipëri apo në Francë nuk është e izoluar për sa kohë kemi të njëjtat sfida dhe kërcënime. Ramë dakord për disa pika, më e rëndësishme sipas meje ngritja e grupeve të përbashkëta me oficerë shqiptarë dhe franceze që do bëjnë hetim të përbashkëta në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe parave dhe aseteve kriminale. Ramë dakord për të shkëmbyer informacion nga i cili do përfitojmë jo vetëm në për të pasur më shumë siguri qoftë në Francë apo Shqipëri por edhe më gjerë", u shpreh Tahiri.