Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpreh sot operacioni i paralajmëruar nga policia "Forca e Ligjit" është dëshmi e angazhimit të qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar.
"Aksioni forca e ligjit i miratuar se fundmi dëshmon vullnetin politik dhe institucional të qeverisë edhe agjencive të tjera ligjzbatuese në luftën pa kompromis të krimit të organizuar. Buxheti i alokuar nga qeveria për ministrinë e Brendshme për vitin 2018 është gjithahashtu një tregues u qartë i vullnetitt të kësaj qeverie për jetësimin e këtyre projekteve madhore. Ky është buxheti më i lartë të paktën 10 vitet e fundit me një rritje 70% krahasur me vitin që sapo mbyllim. Do shkoje kryesisht për investime te teknologjia në fushën e hetimit dhe pajisjet shkencore, mungesë që ka ndikuar ndjeshem në efektin e zbulueshmërisë së krimit?, u shpreh Xhafaj.