Basha: Rama nuk e do Vetting-un

RTV KLAN 2017-06-04

Views 1

Në ditën e 10 të protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ripërsëriti qëndrimin se vetëm rrëzimi i qeverisë Rama, i hap rrugë procesit të Vetingut . Ai shpjegoi pse kryeministri nuk është i besueshëm kur flet për Vettingun.

Kreu i opozitës tha se kryeministri nuk është interesuar për reformën në drejtësi dhe këtë e tregoi me përjashtimin që kërkoi t?i bëjë opozitës në hartimin e paketës së 7 ligjeve

Basha komentoi edhe peticionin e disa organizatave të shoqërisë civile për nisjen sa më parë të procesit të Vettingut..

Nga tenda përpara kryeministrisë kreu i Partisë Demokratike i kërkoi policisë së Fierit të arrestojë një orë e më parë autorin e dhunimit të dy motrave që morën pjesë në protestën e opozitës. Basha tha se autori është pjesë e bandave të paguara nga qeveria për të goditur qytetarët vetëm për bindje politike./Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form