Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Oficeri i policisë gjyqësore, i cili ka referuar në prokurori rastin e korrupsion në Gjykatën e Lartë ku ishte e përfshirë gjyqtarja Majlinda Andrea dhe bashkëshorti i saj, nuk ka pranuar të tregojë në gjykatë emrin e personit që e kishte informuar. Sipas dëshmitarit, ligji nuk e detyronte ta bënte një gjë të tillë. Ndërkohë seanca u zhvillua me debate mes tij dhe avokatëve mbrojtës që e detyroi disa herë Gjykatën të ndërhynte.
Gjyqi ndaj gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, ka vijuar këtë të hënë me pyetjen e dëshmitarëve të mbrojtjes.
I pari që doli para gjykatës ishte oficeri i policisë gjyqësore, Petrit Gjeçaj, i cili ka referuar në Prokurorinë e Krimeve te Rënda informacionin, nga i cili nisi hetimi për korrupsion ndaj gjyqtares.
Për rreth 90 minuta oficeri u vu përballë avokatëve të mbrojtjes, të cilët kërkuan me institim të tregonte emrin e informatorit që i kishte dhënë të informacionin për rastin. Por Gjeçi ka deklaruar në se ligji e pengonte ta kryente një veprim të tillë.
?Në bazë të ligjit nuk kam me detyrim ta tregoj emrin e informatorit, por nëse gjykata do të vlerësojë se për interesa madhore duhet ta bëj, atëherë shprehuni me vendim?- ka deklaruar në seancë dëshmitari.
Por trupi gjykues pasi u tërhoq për vendim, vendosi të mos e lejojë dëshmitarin të tregojë emrin e informatorit, gjë që ngjalli edhe debat në seancë mes avokatëve dhe dëshmitarit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/oficeri-qe-zbuloi-korrupsionin-e-gjyqtares-andrea-nuk-tregon-informatorin/