Arrestimi i gjyqtares Mimoza Margjeka, telefonata që zbuloi korrupsionin

Top Channel Albania 2020-12-05

Views 12

SPAK arrestoi dje një gjyqtar, një avokat, një shef departamenti në një Universitet të akuzuar për korrupsion.


Të arrestuarit janë Nejton Bali, Klaudjo Zhilla, Skënder Demiraj të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale ?Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë?, duke i dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga ?arrest në burg? në ?garanci pasurore?, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar për trafik klandestinësh.

Ashtu siç Top Channel raportoi një ditë më parë kur tha se çështja e korrupsionit u zbulua nga përgjimet për shkak të bisedave të të burgosurit Orion Bali me të vëllain dhe ky i fundit me të ëmën. Të implikuarit flasin në vazhdim me detaje deri ditën kur avokati Demiraj pasi shuma dorëzohet, thotë : u krye kjo punë.

Dy ditë pas arrestimit të tij në datën 7 korrik i vëllai flet në telefon me të ëmën Afërditën dhe i shpjegon se ka folur me Skënderin ( avokatin) i cili do 6 mijë euro. Burime të gazetares Anila Hoxha shpjegojnë më tej se në transkripte telefonuesi i përmend të ëmës se ata janë tre dhe duan nga dy ( mijë euro) për të mos llogaritur se do edhe Skënderi ndonjë lek.

Teksa gruaja shprehet e shqetësuar se ku do i gjejnë lekët, biseda mes familjarëve vazhdon duke llogaritur se për sa ditë Orioni del nga burgu.

Në telefonatat në vazhdim avokati Demiraj flet me Klodian Zhillën që jeton në Korçë dhe e pyet për njohjet atje dhe më pas i shkruan datën 22 korrik dhe emrin e të burgosurit që i kishte dalë seanca e gjyqit. Avokati Demiraj flet me Zhillën duke e pyetur për njohjet dhe ai i tregon se njeh Carën që e ka gruan nga Tropoja (gjyqtarja Margjeka) .? Për atë tjetrin gjyqtarin Olsi Xhavellën nuk është e sigurtë?, thotë njëri prej tyre.

Top Channel sjell pjesë nga transkriptimi

Më datë 23 korrik Skënderi komunikon me Klaudio Zhillën i cili i thotë se e ka lënë për nesër për tu takuar dhe i konfirmon datën e gjyqit. Klaudio i bën me dije se po pret ta takojë drejtpërdrejt se ka nga këta sekserat dhe është muhabeti që nuk duan tja rrisin këto, sot në fakt doli njëri nëpërmjet sekserit dhe ishte tarifë që nuk ia vlente.

Në vijim Klodi i bën me dije se njeh personin më mbiemrin Cara, nuk e njeh të shoqen kurse Cra është dekan në Fakultetin e Juridikut Durrës, quhet Arben Cara. Klodi e sqaron Skënderin se Cara ia ka shtyrë takimin, ai njëherë më atë është takuar para 4 vitesh.

Ndërsa më datë 24, Klodi i thotë Skënderit se ka takuar Olsin, por ai i ka thënë do ishte e vështirë , do ta shihte të martën pasi të hënën nuk i kthente dot përgjigje.

Më datë 27 Klaudjo komunikon me Skënderin dhe i bën me dije se e ka folur me atë , e ka telefonuar që në mëngjes.

Klaudjo i bën me dije Skënderit se atë tjetrin ka tre 4...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS