Report TV - Korçë, Beqaj: 100 milionë lekë nga buxheti për rreth 8 kimiopreparate

Report TV 2017-06-04

Views 0

Spitali Rajonal i Korçës i bashkohet spitaleve të Shkodrës, Elbasanit, Vlorës dhe Durrësit, ku ofrohet tashmë shërbimi i Kimoterapisë për pacientët e prekur nga sëmundjet tumorale.

Investimet e realizuara në këtë spital për ofrimin e shërbimit të njohur si ?Day Hospital? dhe garantimit të përgatitjes së mjekimit me barna pranë Kapave (aparaturave të specializuara për këtë qëllim), pacientët e prekur nga këto sëmundje nuk ju duhet më të udhëtojnë tre herë në javë në drejt Tiranës, pasi ky shërbim ofrohet falas pranë vendbanimit të tyre.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi vizituan spitalin Rajonal të Korçës.

?Kemi filluar me dy nga diaznozat onkologjike që janë më të përhapurat, gjiri dhe zorra e trashë. Dhe në mbështetjen shkencore të shërbimit të Onkologjisë në Tiranë, Korça i bashkohet spitaleve të Shkodrës, Elbasanit, Vlorës dhe Durrësit ku ne ofrojmë kimeoterapinë?, tha Beqaj.

Share This Video


Download

  
Report form